'Lufta' me zjarret, shefi politik i delegacionit të BE: Ndihmuam në vënien e flakëve nën kontroll, program 5 milion euro në mbështetje të gjencisë së mbrojtjes civile

17 Gusht 2021, 12:03 | Përditesimi: 17 Gusht 2021, 12:44

Shefi politik i delegacionit të BE Alexis Hupin ka deklaruar se është punuar shumë nga Çekia dhe Holanda na bashkërendim me BE në ndihmë të Shqipërisë për shuarjen e zjarreve.

"Kjo punë ka 10 ditë menduam të takohemi dhe të shohim si është situata. E kemi parë këtë punë të madhe që është bërë nga Çekia dhe Holanda në bashkërendim me mekanizmin e Be për mbrojtjen civile. Në vijim të citoj ministrin i cili tha se puna mund të përshkruhet me fjalën heroike. Jam dakord, është një punë shumë e madhe ajo që është bërë. Tashmë kemi mundur ta kthejmë rrjedhën dhe situata të vihet nën kontroll.

KT/Shqiptarja.com