Lufta/ Mister fati i Prigozhin! Eshtë parë në një hotel në Minsk! Gjermania do të vendosë 4 mijë ushtarë në Lituani

26 Qershor 2023, 16:36

Pas tentativës për puç nga grupi i milicisë Wagner dhe largimit të tyre nga Rusia, ende është mister se ku ndodhet udhëheqësi i tyre, Prigozhin.

Shefi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, për të cilin nuk ka asnjë lajm të sigurtë se ku ndodhet që nga njoftimi i dorëzimit të shtunën në mbrëmje, thuhet se është parë në hotelin Green City në Minsk, në kryeqytetin e Bjellorusisë.