Lufta/ Moska: Premtimet e NATO-s janë të rrezikshme! Rrjedhja e dokumenteve sekrete për situatën në Ukrainë nisi menjëherë pas pushtimit rus

22 Prill 2023, 14:51

Një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse tha se NATO dëshiron të mposhtë Rusinë dhe e mban Ukrainën të motivuar duke i premtuar anëtarësimin pas përfundimit të luftës. Duke iu referuar vizitës së Jens Stoltenberg në Ukrainë, ku tha se duhet të anëtarësohet sa më shpejt në NATO, zëdhënësja ruse u shpreh se këto deklarata janë të rrezikshme për sigurinë europiane.