Lufta/ Moska shton kërcënimet për sulm me armë bërthamore! Putin: Do t'i kushtojmë më shumë vëmendje prodhimit të raketave hipersonike

23 Shkurt 2023, 15:03

Në Ukrainë vijojnë bombardimet ndërsa Vladimir Putin ka theksuar kërcënimin për luftë bërthamore. "Rusia do të ruajë fokusin e shtuar në ndërtimin e forcave të saj bërthamore", tha Vladimir Putin në një fjalim për Ditën e Mbrojtjes së Atdheut në Rusi, në prag të përvjetorit të parë të pushtimit të Ukrainës.