Lufta në Gaza/ Biden: Netanyahu po i bën më shumë dëm sesa mirë Izraelit

10 Mars, 10:55

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu "po i bën më shumë dëm sesa mirë Izraelit" përmes sjelljes së tij në lidhje me luftën në Gaza. Kjo ishte ajo çfarë deklaroi presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, në një intervistë për MSNBC.