Izraeli ka ndërmarrë të tjera sulme ajrore drejt Libanit jugor. Sipas agjencisë së lajmeve Al Jazeera sulmi kishte në shënjestër qytetin Kafr Kila, i cili është bombarduar disa herë që nga tetori i kaluar.
Ndërsa sipas korrespondentit të transmetuesit amerikan Fox News, objektivi i sulmit të ri izraelit në Bejrut ishte lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah.
Raportohet se rreth 20 raketa janë lëshuar nga avionët luftarakë izraelitë dhe gjashtë ndërtesa janë shkatërruar.