‘Lufta në selinë blu’, Elezi në ‘Repolitix’: Më 11 dhjetor Kuvendi Kombëtar do të shkarkojë Bashën! Topollaj: PD pengoi frymën opozitare

2 Nëntor 2021, 22:47

TIRANË- Demokratët janë të bindur se me 11 dhjetor, ditën kur është thirrur mbledhja e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të shkarkohet nga posti i kryetarit. Kjo deklaratë u bë nga ish-anëtari i Këshillit Kombëtar Ibsen Elezi në ‘Report Tv’, në emisionin ‘Repolitix’ nga gazetari Denis Minga.

“Në 11 dhjetor do shkarkohet Lulzim Basha dhe do emërohet një përfaqësi për ta çuar PD në një proces zgjedhor normal, e ca do ndodh, me shumë gjasa Sali Berisha, fiton se ka shumicën e partisë. (...) Unë mbështes frymën që në PD dhe në sistemin politik shqiptar duhet të vihen rregulla, të gjitha dokrrat që bëjmë ne pastaj do nxjerrin probleme. Parimet e demokracisë thonë që shumica përcaktohet nga një garë. Berisha në kohën e vet e respektonte në anën formale konceptin e garës dhe rezidencës, kurse këta e mohojnë. Gara nga ana formale, konkurrenca është respektuar, por këta e kanë shkel sepse marrin vendime brenda strukture për të emëruar sekretarë e gjithçka tjetër. Kur e deformon pa e kuptuar njerëzit është problem më i thellë. Për këtë po lufton Berisha, pavarësisht se është në pozita të dobëta, prandaj njerëzit po e mbështesin. Njerëzit janë në kushtet që po kërkojnë vetëm një zgjidhje. Berisha? I vetmi që po e kërkon këtë. Berisha ka dhënë prova që ka forcë për ta ndërmarrë dhe për ta çuar këtë proces, pavarësisht se nuk ka kredon morale. Ai ka numrat, besueshmërinë e njerëzve.”, tha Elezi në Repolitix.