Lufta në Ukrainë/ Krisafi: Rusia ka pritshmëri që Trump t'i ofrojë territoret ukrainase, Europa pritet t’i dalë kundër! Rutte kërkon ta zgjojë për luftë

13 Dhjetor, 19:50

ema e fundit e analizës në ‘Studio Live’ për zhvillimet gjeopolitike në rajon dhe më gjerë ishte ajo e luftës në Ukrainë dhe pritshmëritë e takimit Trump-Putin.

Eksperti Ledion Krisafi tha se Rusia ka në plan të qëllimit të saj shkëputjen e territoreve të pretenduara në Ukrainë, të kërkojë më shumë se 20% të territorit në takimin që do zhvillohet. Ndaj edhe po intensifikon luftimet në Donjetsk, një nga rajonet kyçe më të fortifikuara të Ukrainës. Krisafi tha se nëse Ukraina do lëshojë territoret, atëherë Moska duhet ta lejojë të anëtarësohet në NATO brenda 10-15 viteve të ardhshme.

Gjithashtu ai u shpreh se edhe NATO po përgatitit Europën për luftë me alarmet që po jep kreu i saj, për t’i zgjuar europianët. Por ekziston edhe rreziku i përdorimit të armëve bërthamore nëse nuk arrihet marrëveshje, pasi Europa nuk dëshiron që t’i nënshtrohet Putinit në lëshim territoresh në Ukrainë.