Lufta në Ukrainë/ Moska: 89 ushtarë rus të vrarë në qendrën stërvitore Makiivka! Ndodhi sepse po përdornin celularët! Sot Erdogan bisedon me Putin dhe Zelensky

4 Janar 2023, 15:32

Numri i viktimave nga sulmi ukrainas në qendrën stërvitore ruse të Makiivka ka arritur në 89, raporton agjencia ruse Tass. Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, ishte përdorimi i telefonave celularë nga personeli në qendrën e trajnimit në qytetin lindor të Ukrainës që shkaktoi numër kaq të madh viktimash.