Lufta në Ukrainë, Papa Françesku thirrje për armëpushim: Asnjë fitore nuk mund të ndërtohet mbi rrënoja

22 Shkurt 2023, 16:40

Në prag të dy vjetorit të pushtimit rus në Ukrainë, Papa Françesku, bënë thirrje për një armëpushim dhe negociata paqeje. Ai tha se asnjë fitore nuk mund të ndërtohet mbi rrënoja. Papa Françesku, i cili ka bërë thirrje për t’i dhënë fund dhunës në Ukrainë pothuajse në çdo paraqitje publike që nga pushtimi i vendit nga Rusia më 24 shkurt 2022, foli në audiencën e tij të përgjithshme javore në Vatikan.