Lufta në Ukrainë, Ramabaja: Rreziku real është edhe për Kosovën

2 Mars 2022, 21:55 | Përditesimi: 2 Mars 2022, 21:55

Analisti Sadri Rambaja i ftuar në Report Tv tha se rreziku është real edhe për Kosovën. 'Rreziku është real edhe për Kosovën. Kjo është arsyeja pse kryeministri bëri këtë kërkesë që me procedura të përshpejtuara të vijë deri te anëtarësimi i Kosovës në NATO. Putin është Hitler i kohës tonë dhe tashmë është në një stad çrregullimi shpirtëror, fati i njerëzimit mbetet në duart e një njeriu me çrregullime shpirtërore. Mbetet të shpresojmë që gjeneralët që e rrethojnë mos ta lejojnë që pullën e kuqe mos ta përdorin, por mundësia është.'- tha Rambaja.

KT/Shqiptarja.com