Lufta në Ukrainë, shpërthime pranë portit më të madh rus, shtohen forcat e sigurisë! Moska: 15 avionë pa pilot janë shkatërruar

4 Gusht 2023, 08:59

Shpërthime të forta dhe të shtëna armësh janë raportuar në orët e para të mëngjesit pranë portit rus në Detin e Zi. Autoritetet në portin e Novorossiysk, konfirmuan se pas kësaj ngjarjeje kanë shtuar forcat e sigurisë, ndërsa konfirmohet se 15 avionë pa pilot janë shkatërruar nga Moska.