Lufta në Ukrainë/ Zelensky sot në Gjermani, takim me aleatët! Britania e Madhe: I japim Kievit 650 raketa të reja

6 Shtator, 20:45

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të shkoj sot në Gjermani për të takuar ministrat e mbrojtjes të vendeve që mbështesin Ukrainën në luftën kundër Rusisë. Thuhet se në këtë takim me aleatët e tij ai do t’u kërkojë këtyre të fundit furnizime të reja, veçanërisht sisteme të mbrojtjes ajrore dhe raketa me rreze të gjatë veprimi. Britania e madhe ka njoftuar se do t'i dhurojë Kievit 650 raketa të reja