Lufta/ Polonia: 8 mijë militantë të Wagner në Bjellorusi janë një kërcënim i drejtpërdrejtë! Zelensky për Zaporizhzhia: Rusia gati të shkaktojë një shpërthim

2 Korrik 2023, 15:09 | Përditesimi i fundit: 2023-07-02 22:18:34

Presidenti ukrainas Zelensky ka dhënë edhe një herë alarmin për termocentralin bërthamor në Zaporizhzhia. Rusia mund të përdorë një "akt terrorist". 

‘Ne kemi thënë për një kohë të gjatë se ekziston një kërcënim serioz. Sepse Rusia është teknikisht e gatshme të shkaktojë një shpërthim lokal në central, i cili mund të çojë në lëshimin e substancave të rrezikshme në ajër.’- tha ai.