Lufta/ Polonia: Të vendoset misioni paqeruajtës nga NATO, nëse humbet Kievi, Europa simbol i dështimit. Zelensky: Besojmë 100% tek partnerët! Rusia rrezikon të mos paguajë borxhet

16 Mars 2022, 07:16 | Përditesimi: 16 Mars 2022, 07:16

Zelensky takoi liderët që përfaqësuan Këshillin Evropian në Kiev dhe u shpreh se Ukraina beson 100% tek partnerët e saj për një rezultat pozitiv. Polonia kërkon të vendoset një mision paqeruajtës nga NATO në Ukrainë, si dhe shprehet se nëse Kievi humbet, Evropa do të jetë simbol i dështimit. Vendi tjetër europian, Hungaria, vendosi që mos e mbështesë Ukrainën në këtë luftë. Ndërsa Rusia nga ana tjetër për herë të parë që nga viti 1998 rrezikon të mos paguajë borxhet e saj.

r.k./Shqiptarja.com