Lufta/ Raketat ruse godasin stacionin e trenit në Kramatorsk gjatë evakuimit të civilëve nga Donbass! Të paktën 39 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur! Sot Von der Leyen dhe Borrell në Kiev

8 Prill 2022, 14:19 | Përditesimi: 8 Prill 2022, 14:19

Rusia u pezullua dje nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut. Kremlini reagoi duke e konisderuar vendimin si të paligjshëm dhe të motivuar politikisht, ndërsa Joe Biden e cilësoi si një "votim historik". Zelensky bëri thirrje drejt misioneve diplomatike dhe ambasadave që të kthehen në Kiev dhe falënderoi Turqinë e Lituaninë për kthimin e tyre, teksa shtoi se situata në Borodyanka të Ukrainës është më e tmerrshme sesa në Bucha. Në Irpin është vendosur shtetrrethim tre-ditor.

    Sh.Sh/Shqiptarja.com