Lufta/ Rusia ndalon furnizimin me gaz për Finlandën! Zelensky: Vetëm diplomacia mund t'i japë fund agresionit rus! Moska: Fabrika e çelikut në Mariupol, e jona

21 Maj 2022, 14:06 | Përditesimi i fundit: 2022-05-21 20:16:41

Në ditën e 87-të të luftës, rusët kanë nisur fazën më të përgjakshme të agresionit, siç tha edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Rusët kanë përfunduar pastrimin e rrënojave të Teatrit të Dramës Mariupol, mbeturinat janë hequr, zona është pastruar dhe trupat e qindra civilëve të vdekur janë marrë.  Ky mendohet të jetë edhe krimi më i madh kundër njerëzimit në këto 3 muaj të luftës.