Lufta/ Rusia pezullon marrëveshjen për eksportin e grurit ukrainas nga Moska! Biden: Skandaloze! BE: Moska të tërheqë vendimin

30 Tetor 2022, 15:10

Rusia ka njoftuar pezullimin e marrëveshjes që lejon Ukrainën të eksportojë grurë nga portet e saj të Detit të Zi. Kjo vjen pasi Rusia akuzoi Ukrainën për një sulm "masive" me dron në flotën e Detit të Zi në Sevastopol, Krime. Pa dhënë prova, Rusia akuzoi gjithashtu trupat britanike për përfshirje në sulmin e së shtunës.