Lufta/ SHBA nis sulmet në Siri e Irak, godet objektivat e grupeve militare!

3 Shkurt, 09:33 | Përditesimi i fundit: 2024-02-03 13:32:37

Ushtria amerikane njoftoi fillimin e sulmeve ajrore në Siri dhe Irak duke goditur më shumë se 85 objektiva të Gardës Revolucionare iraniane dhe aleatëve të tyre. U goditën qendrat e komandës dhe kontrollit, depot e raketave dhe dronëve dhe objekte të tjera logjistike. 125 raketa të precizionit të lartë U hodhën brenda 30 minutave.