Lufta/ Sulm me dron në Moskë! Inteligjenca amerikane: Kiev nuk do të arrijë objektivin kryesor të kundërofensivës! SHBA dërgon avionëve F-16 në Kiev

18 Gusht 2023, 15:07

Zyrtarët rusë kanë akuzuar Ukrainën se ka nisur një sulm me dron në një ndërtesë në Moskë, duke shkaktuar një shpërthim që u dëgjua në të gjithë zonën. Kryebashkiaku Sergei Sobyanin tha se mbrojtja ajrore kishte rrëzuar dronin dhe mbetjet e tij ranë në Qendrën Expo të qytetit.