Lufta/ Sulme me dron gjatë natës në Ukrainë, sulmohet edhe Kryvyi Rih, vendlindja e Zelenskyt! Presidenti ukrainas: Ua detyrojmë jetën atyre që na mbrojnë

15 Qershor 2023, 14:32

Ukraina gjatë natës së kaluar është përballur me sulme me dron nga Rusia. Forcat ruse sulmuan Odesën me 13 drone Shahed, të gjithë të shkatërruar nga mbrojtja ajrore ukrainase. Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i administratës ushtarake rajonale Serhiy Bratchuk në Telegram.