Lufta/ U rrëmbye nga Hamasi dhe më pas u lirua, rrëfehet 85-vjeçarja: Ishte ferr! Macron: Koalicioni anti-ISIS duhet të luftojë edhe Hamasin! Bastisje të reja në Gazën jugore

24 Tetor 2023, 16:15

Hamasi ka liruar dy pengje të tjera. Bëhet fjalë për dy gra të moshuara izraelite, Yocheved Lifshitz , 85 vjeçe, dhe Nurit Cooper , 79 vjeçe. Burrat e tyre po mbahen ende peng, ndërsa Hamasi tha se i liroi dy të moshuarat për arsye humanitare dhe shëndetësore.