Lufta Ukrainë – Rusi/ Zjarr në një bazë ushtarake në Krime, 2 mijë të evakuar, mbyllet autostrada! Shpërthime të reja në Odessa por dhe në Kiev

19 Korrik 2023, 12:37

Autostrada Tavrida që lidh urën e Krimesë të qytetit port të Kerçit në Detin Azov me Sevastopolin në bregun e Detit të Zi është mbyllur për shkak të një zjarri të fuqishëm që shpërtheu pranë një baze ushtarake të stërvitjeve në distriktin Kirovske në gadishullin e Krimesë. Gjithashtu janë detyruar të evakuohen mbi 2,000 persona deklaroi sot guvernatori i Krimesë i cili mbështetet nga Rusia, Sergei Aksyonov.