Lufta/ Vizitë surprizë e Biden në Kiev: Mbështetje për integritetin territorial të Ukrainës, jeni heronj! Zelensky: Jemi më afër fitores tani

20 Shkurt 2023, 14:34

Në prag të një vjetorit të luftës në Ukrainë, presidenti i SHBA-ve Joe Biden ka surprizuar me një vizitë të papritur në Kiev, si një formë mesazhi për Moskën. Biden në mënyrë të befasishme premtoi një fond prej 500 milionë dollarësh për Ukrainën por nuk arriti të bënte një njoftim për furnizimin e avionëve luftarakë.