Lufta/ Zelensky flet në takimin në Ramstein: Ne kemi nevojë për armë, nuk kemi më kohë! Ende nuk ka asnjë vendim për dërgimin e tankeve Leopard 2

20 Janar 2023, 18:04

Sot në bazën ushtarake të SHBA-së në Gjermani, në qytetin Ramstein po zhvillohet një takim mes SHBA-së dhe aleatëve për të koordinuar ndihmën për Ukrainën. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky foli në këtë takim përmes një lidhje live dhe kërkoi më shumë armë për Ukrainën duke thënë se nuk kanë më kohë për të humbur.