Lufta/ Zelensky: Gati për kundërsulm, por do kemi shumë të vdekur! Sulm rus në Dnipro, 22 të plagosur, vdes një 2-vjeçare

4 Qershor 2023, 07:35

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky thotë se janë gati për kunërsulm. Në një intervistë për Wall Street Journal, Zelensky u shpre se kundërofensiva ukrainase është gati, por do të kushtojë shumë jetë njerëzore, do të marrë kohë dhe askush nuk mund të garantojë rezultatin e saj.

 “Ne besojmë se do të jemi të suksesshëm. Por nuk e di sa do të zgjasë. Për të qenë i sinqertë, mund të shkojë në shumë drejtime krejtësisht të ndryshme. Por ne do ta lançojmë dhe jemi gati”, tha Zelensky.