Lufta/ Zelensky: Krimea së shpejti pjesë integrale e Ukrainës! Forcat ruse sulme me raketa në Odesa, shkatërrohen magazinat e grurit

27 Korrik 2023, 15:21

Forcat ruse vijuan sulmet me raketa e dronë ndaj objekteve ku magazinohet gruri ukrainas, duke shkaktuar një viktimë në Odesa dhe shkatërruar 26 objekte të drithërave. Presidenti rus Putin u bëri të ditur vendeve afrikane se Rusia mund të zëvendësojë brenda 3-4 javësh grurin ukrainas që i furnizonte. Nga ana tjetër Zelensky tha se shumë shpejt Krimea do të jetë pjesë integrale e territorit të Ukrainës.