Lufta/ Zelensky: Ne kemi nevojë për avionë F16 tani! Putin konfirmon vizitën në Kinë në tetor

20 Shtator 2023, 17:25

Shqipëria drejton sot një nga seancat më të rëndësishme në Këshillin e Sigurimit në OKB, fokus i së cilës do të jenë pasojat e agresionit rus kundër Ukrainës. Mes krerëve të shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit, për herë të parë që nga fillimi i luftës do të jetë i pranishëm fizikisht edhe presidenti i Ukrainës Zelensky.