Lufta/ Zhduket udhëheqësi i Hamasit në Gazë, frikë për fatin e Sinwar! Egjipti: Ndoshta është vrarë

14 Shkurt, 11:28

Në orët e fundit ka një shqetësim në rritje midis liderëve të Hamas-it për fatin e Yahya Sinwar, kreu politik i organizatës në Gaza dhe ideues i sulmeve të 7 tetorit në Izraelin jugor. Sipas burimeve, ka gati dy javë që është e pamundur të kontaktohet me Sinwar dhe për momentin deklarohet i zhdukur.