‘Luftë shtëpive të barit’, 9 porositë e Rrumbullakut për policinë: Kontrolle e aksione periodike! Nëse droga zbulohet nga agjenci të tjera mbani përgjegjësi

28 Shkurt 2023, 11:28

Pas zbulimit të tre rasteve të 'shtëpive të barit' brenda 2 muajve të parë të vitit në Durrës, Fier dhe Vlorë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka zhvilluar një mbledhje me drejtues të policisë të qarqeve dhe pikave kufitare, të cilëve u ka lënë porosi që të shtojnë kontrollet për ambientet e mbyllura ku dyshohet se kultivohet kanabisi.