Luftimet në Gaza/ Izraeli vret liderin e dytë të grupit Xhihadi Islamik Palestinez

7 Gusht 2022, 15:48

Izraeli ka vrarë liderin e dytë të grupit Xhihadi Islamik Palestinez, ndërsa numri i viktimave nga sulmet ajrore në Gaza vazhdon të rritet. Lideri Khaled Mansour, mbeti i vrarë nga sulmet ajrore në shtëpinë e tij në Rafah, në jug të Gazas. Mansour u ka mbijetuar më parë pesë tentativa vrasje nga ushtria izraelite, ndërsa e akuzonin për përgatitje të operacioneve ushtarake jashtë Gazas.