Luftimet në Ukrainë, mesazhet e ‘fëmijëve të luftës’ në Tiranë, 8 vjeçari pikturon babain e tij: Heroi im

9 Qershor 2023, 16:11

Mesazhet e “Fëmijëve të Luftës” mbërrijnë deri në Tiranë. Në Galerinë e Artit u ekspozuan 40 piktura e vizatime të fëmijëve ukrainas, realizuar gjatë vitit të fundit. Në to përçohet dhimbja për humbjet, shpresa për paqe dhe një thirrje për popullin rus.