Lufton prej 17 vitesh me tumorin në gji, historia frymëzuese e Dritës: Isha 36 vjeçe kur e zbulova

9 Nëntor 2022, 11:46

Prej 17 vitesh lufton me kancerin e gjirit, ishte vetëm 36 vjeçe kur do të diagnostikohej më këtë  sëmundje, por Drita Haxhillari nuk i humbi shpresat në asnjë moment. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv , ajo rrëfeu historinë e saj frymëzuese, të një gruaje plot shpresë dhe forcë që dëshiron të jetojë çdo moment të jetës.