Luhatjet e energjisë djegin pajisjet elektrike në Lezhë! Banorët: Tensioni i lartë, kemi dëme të konsiderueshme! OSHEE: Era e fortë shkëputi nulin përcjellës së energjisë

3 Prill 2023, 21:27

Luhatjet e tensionit të energjisë elektrike kanë bërë që shumë familjeve dhe bizneseve në lagjen "Gurra" të Lezhës t’u digjen pajisjet elektroshtëpiake. Banorët kërkojnë kompensim nga shteti pasi dëmet e pësuara për ta janë të kosiderueshme.