Luhet një copëz titull në 'Maradonën' e mbushur plot, sonte superpërballja Napoli-Juventus! Përplasen trajnerët, Allegri: Spaletti e ka detyrim fitoren

13 Janar 2023, 15:22

Edhe pse jo në fazën më të rëndësishme Seria A do të luajë sonte një copëz të titullit kampion. Kjo sepse përballë janë Napoli dhe Juventusi, skuadrat që mbajnë vendin e parë dhe të dytë në renditje, ndërsa diferencën e bëjnë 7 pikë.