‘Lumë’ gjobash në 24 orët e fundit, arrestohen 7 shoferë! Hiqen 41 patenta, 23 për shpejtësi të lartë

3 Shtator 2021, 14:10 | Përditesimi: 3 Shtator 2021, 14:10

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë konstatuar dhe arrestuar 7 drejtues mjetesh, nga të cilët 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Ndërkohë, që janë ndëshkuar 1543 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Të pezulluara janë 41 leje drejtimi, nga të cilat 23 për shpejtësi mbi normat e lejuara.

r.k./Shqiptarja.com