Lushnjë/ 18-vjeçarja vrau veten me fostoksinë, dyshohet nga xhelozia e burrit! E ëma e djalit: Kishte probleme me shoqet në shkollë, i hapën fjalë! Prindërit e së resë nuk flasin

3 Shkurt, 12:24 | Përditesimi i fundit: 2024-02-03 17:55:12

 Një vajzë 18-vjeçare nga një fshat i Lushnjës, i dha fund jetës më 2 shkurt duke pirë fostoksinë. Për policinë, e cila po heton ngjarjen e rëndë, vajza dyshohet ta ketë kryer këtë veprim në kushte të rënduara psikologjike pas konflikteve të vazhdueshme me të fejuarin e saj 24-vjeçar nga një fshat pranë, vetëm 3 kilometra larg.

Prindërit e vajzës e cila mësonte në vitin e tretë në gjimnaz, janë të mbytur nga dhimbja dhe refuzojnë të flasin për mediat.

Ndryshe ndodh në familjen e djalit, ndaj të cilit ka nisur një hetim në gjendje të lirë. Ata përpiqen të shuajnë çdo zë se mes çiftit kishte probleme. Vjehrra e vajzës 18-vjeçare thotë se ndaj të resë nuk është ushtruar dhunë, dhe të gjithën ja lë ngarkesës që vajza ja pasur në shkollë. Edhe babai i djalit 24-vjeçar tenton ta orientojë situatën e rënduar të nuses së tij të ndjerë, tek shkolla, duke pretenduar se bullizohej nga shoqet.