Lushnje/ Gjen vdekjen vëllai i Saimir Taullaut, dyshohet se 58-vjeçari ra nga kati i tretë i vilës

25 Qershor 2021, 11:55 | Përditesimi: 25 Qershor 2021, 15:13

Një 58-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Lushnje. Rreth orës 10:35, në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, shtetasi A. T., 58 vjeç, dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i banesës ku banonte dhe ka ndërruar jetë.Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

r.k./Shqiptarja.com