Lushnje, tentoi të kalonte rrugën, fugoni përplas për vdekje të moshuarën

15 Shtator 2021, 12:48 | Përditesimi: 15 Shtator 2021, 12:48

Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin Lushnje-Berat, ku një e moshuar ka humbur jetën. 70-vjeçarja po tentonte të kalonte rrugën, në momentin që fugoni tip 'Ford' e ka përplasur për vdekje atë.

Aksidenti ka ndodhur në mesditë në afërsi të fshatit Karbunarë, ndërsa drejtuesi i fugonit A. Z., është shoqëruar në polici.

r.k./Shqiptarja.com