Lushnjë, zhvillohet për herë të parë panairi i Shalqirit ! Fermerët: Aktiviteti, reklamë për prodhimet tona

4 Korrik 2021, 21:27 | Përditesimi: 4 Korrik 2021, 21:27

LUSHNJË-Për herë të parë në qytetin e Lushnjës është organizuar panairi i shalqirit dhe pjeprit. Fermerë nga fshatra të ndryshëm të zonës së Myzeqesë, kanë ekspozuar prodhimet e tyre në këtë panair, të cilin e cilësojnë si një mënyrë mjaft të mirë për të reklamuar produktet e tyre. “Ky produkt është BIO dhe ky panair na ndihmon ne eksportuesve dhe tregtarëve’, tha një fermer. “Tokat tona e bëjnë këtë prodhim super dhe të cilësisë së parë. Nëse ky treg vijon edhe vitet e ardhshme do na ndihmojë tek bujqësia”, u shpreh një tjetër. “Të vazhdoje çdo ditë ky panair se është në të mirë të konsumatorëve’, tregoi një tjetër. Stendat e fermerëve u vizituan edhe nga zëvendës kryeministri Erjon Braçe, Ministrja e Bujqësisë, Milva Ikonomi dhe kryebashkiaku, Fatos Tushe. Në aktivitet përveç frutave me të cilët njihet kjo zonë, nuk munguan as këngët e vallet myzeqare.

LR/Shqiptarja.com