Luiza Gega kampione Europe, Veliaj: Krenar për ty! Kemi aplikuar për tu shpallur Kryeqyteti Europian i Rinisë, kemi ende shumë për të bërë për sportin

23 Gusht 2022, 12:15 | Përditesimi i fundit: 2022-08-23 12:16:25

Kryebashkiuaku Erion Veliaj ka falënderuar Luiza Gegën për fitoren si kampione e Europës. Veliaj tha se është krenar për Luzia Gegën, e cila pavarësisht shumë sfidave, arriti të triumfojë duke u shpallur kampione. Veliaj tha se kanë aplikuar për tu shpallur vitin tjetër Tirana Kryeqyteti Europian i Sportit, pasi ka ende shumë për të investuar në këtë drejtim.