Macron uron Benzema-n për 'Topin e Artë', edhe Shqipëria votoi për sulmuesin francez të Real Madrid

18 Tetor 2022, 15:21

Një ëndërr e jashtëzakonshme e bërë realitet. Kështu e përshkroi Karim Benzema fitimin e trofeut të ‘Topit të Artë’, që ia dedikoi nënës së tij dhe shokëve të Real Madrid. Edhe Shqipëria, e përfaqësuar në ‘France Football’ nga gazetari Besnik Dizdari, votoi që francezi të fitonte çmimin.