Magjepsën në Seria A, shqiptarët Çuni dhe Ibrahimovic vlerësohen me nota të larta

7 Nëntor 2023, 12:23

Goli i parë në Seria A ka rezultuar magjepsës për Marvin Çunin. Sulmuesi i kombëtares i cili aktivizohet me Frosinonen, realizoi një nga golat në fitoren 2-1 kundër Empolit të Berishës dhe Ismajlit.