Maja e Jankës në Vithkuq të Korçës 'në pushtetin' e flakëve prej më shumë se 3 ditësh!

5 Korrik 2021, 09:05 | Përditesimi: 5 Korrik 2021, 17:47

Maja e Jankës, në zonën e Vithkuq të Korçës vijon të jetë në "pushtetin" e flakëve. Për më shumë se 3 ditësh, flakët vijojnë të djegin pisha dhe shkurre. Në luftën me flakët janë angazhuar 20 forca të ushtrisë dhe një mjet zjarrfikës, teksa po ndihmojnë edhe banorët e zonës. 

r.k./Shqiptarja.com