Maja e Rrunës nën 'pushtetin' e flakëve prej 16 ditësh, ndërhyhet nga ajri! Aktive edhe vatra në zonën e mbrojtur të Malit të Koritnikut

20 Gusht 2021, 11:01 | Përditesimi: 20 Gusht 2021, 11:29

Maja e Rrunës në Kukës vijon të jetë nën 'pushtetin' e flakëve prej 16 ditësh, ku po digjen sipërfaqe të tëra me pemë e kullota. Vijon të jetë aktive edhe vatra në vendin e quajtur Stanet e fshatit Morin zonë  e mbrojtur Mali Koritnikut. Fatmirësisht janë neutralizuar flakët në Përroin e Vishës në Himarë, ndërsa po punohet për shuarjen totale të zjarrit.

KT/Shqiptarja.com