Makarona me pulë dhe domate në furrë nga zonja Vjollca

12 Maj 2021, 11:50

Makarona me pulë dhe domate në furrë ( 2 Racione)

Përbërësit:

200 gr makarona ( Penne)

1 qepë

160 gr fileto pule

2 thelpi hudhër

kripë dhe piper të zi

8 domate qershi ose ( 2 mesatare)

150 gr pure domate

pak spec pikant të thatë

2 lugë gjelle vaj ulliri

Beshameli

1 lugë gjelle gjalp (30 gr)

2 lugë supe miell ( 20 gr)

250 ml qumësht

pak kripë dhe arrëmoskat

125 gr mozzarella

Përgatitja:

Në një tigan ngrohim 2 lugë gjelle vaj dhe kaurdisim qepën të grirë imët në kubikë sat ë ulë volumin. Shtojmë fileton e pulës të prerë në kubikë. Vazhdojmë përzierjen deri sa mishit ë ndryshojë ngjyrën shtojmë hudhrat, kripë dhe piper të zi dhe vazhdojmë kaurdisjen. Shtojmë domatet në kubikë dhe purenë e domates, të ziejnë makaronat për 8 minuta. Gjatë kohës që ziejmë makaronat përgatisim beshamelin ( si zakonisht) shkrijmë gjalpin, miellin e përziejmë për 2-3 minuta dhe qumështin dhe të sa marrë valë rregullojmë shijen me kripë, arrëmoskat. Kullojmë makaronat dhe I shtojmë në tiganin e salcës me domate me mish mbi makaronat shtojmë dhe beshamelin dhe I përziejmë të gjithë përbërësit. I shtojmë në një tavë I nivelojmë dhe I mbulojmë në sipërfaqe me djath mozzarella të grirë në rende. Shënim: Tava mund të jetë indiividuale ose e përbashkët.