Makarona me spek dhe kungull nga zonja Vjollca

8 Qershor, 10:21

 Makarona me spek dhe kungull

400 gr makarona penne

350 gr kungull të njomë

1 thelpi hudhër

150 gr proshutë spek

1 qepë e vogël

kripë dhe piper të zi 

pak vaj ulliri 

borzilok ose trumzë të freskët

Përgatitja:

vendosim në zjarr një tenxhere në ujë të bollshëm për të zjerë. Në një tigan ngrohim vajin e ullirit, shtojmë 1 thelpi hudhër, dhe më pas kungullin të prerë në shirita në gjatësinë e penneve I kaurdisim duke rregulluar shijen me kripë,piper të zi 1 kungull e grijmë në rende nga ana më e trashë. Largojmë nga tigani kungujt në shirita dhe shtojmë në të 1 qepë të vogël, kungullin në rende dhe I kaurdisim sëbashku, shtojmë spekun të prerë në shirita dhe I përziejmë me përbërësit në tigan.

Ziejmë makaronat në tenxhere me ujë të valuar për 9 minuta I kullojmë e më pas I shtojmë në tiganin me spek dhe kungull shtojmë dhe kungujt  që skuqen më parë dhe I përsiejmë sëbashku, borzilok ose trumzë të freskët dhe I hërbejmë duke shuar vetëm pak piper të zi në pjatë.

 

 

Programe të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha