Makina inteligjente ka evidentuar sot sërish të gjithë drejtuesit e mjeteve që kanë shkelur rregullat e qarkullimit.Gjatë aksioneve njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore ka shtuar orët e monitorimit të qarkullimit të automjeteve, duke përdorur makinën inteligjente, me intervale të shkurtra kohore në të gjitha rrugët e kryeqytetit dhe në rrugët interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë dhe Tiranë-Elbasan-Tiranë. NJOFTIMI I POLICISE Gjatë ditës së sotme, deri në orën 22:30 janë evidentuar 334 drejtues mjetesh në shkelje, nga makina inteligjente, në rrugët e brendshme të kryeqytetit, në Unazën e Re dhe në rrugët interurbane që lidhen me Tiranën.54 drejtues mjetesh me leje drejtimi të pezulluara, nga të cilët: 39 drejtues mjetesh janë evidentuar me shpejtësi deri në trefish mbi normën e lejuar në rrugët e brendshme të kryeqytetit dhe 15 të tjerë me shpejtësi mbi 30 km/h deri në 60 km/h më shumë se tabela e lejuar, në Unazën e Re dhe në rrugët interurbane. Gjithashtu, nga verifikimi ka rezultuar se 86 drejtues mjetesh, krahas shpjetësisë, ishin duke përdorur edhe celularin gjatë drejtimit të mjetit, ndërsa 44 drejtues të tjerë, krahas shpejtësisë, janë evidentuar edhe pa rrip sigurimi. Ndërkohë, të gjitha rrugët nacionale dhe urbane në të gjithë vendin po monitorohen me patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore, duke përdorur radarë, dragera, dronë, makina të paloguara, kamera e aparate fotografike. Policia e Shtetit falënderon të gjithë përdoruesit e rrugës që zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital e në numrin 112, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm, profesional e të paanshëm. #KontribuoDheTiNëSigurinëeJetës???????? #ZbatoRregullatUdhëtoiSigurt
Makina inteligjente ju vëzhgon, kontrolle në rrugën Tiranë-Durrës, evidentohen 334 drejtues mjetesh në shkelje
Video të tjera
-
Shpërthimi në Elbasan, Report TV siguron pamjet nga kërkimet për 69-vjeçarin e zhdukur
4 Nëntor, 22:16 -
‘Ditari nga burgu’/ Veliaj nxjerr ‘përgjigjet për Toni Gogun’: Rama s’më shantazhon dot, isha me të kur të gjithë e lanë vetëm! Nuk rritet PS me skorjet e Saliut, bashkinë s'e delegoj
4 Nëntor, 21:39 -
U arrestua pasi refuzoi gjobën, protestuesi Goxhaj: Janë të paligjshme, nuk e arsyetuan! Policët, mercenarë
4 Nëntor, 21:31 -
Përplasen dy automjete në aksin e vjetër Fier–Vlorë, njëri humbet kontrollin dhe përplas këmbësorin! Ndërron jetë në spital (EMRI)
4 Nëntor, 21:28 -
U shoqëruan pas përplasjeve në protestë, lirohen nga komisariati Edison Lika dhe Dritan Goxhaj
4 Nëntor, 21:00 -
Udhërrëfyesi/ KE me plan për Shqipërinë: Datat kur mbyllen 31 kapitujt e mbetur, Këshilli të nisë hartimin e Traktatit të Anëtarësimit! Financim dhe integrim gradual
4 Nëntor, 20:09 -
Një viktimë dhe një person i pagjetur në pallatin në Elbasan, drejtori i Policisë: Dyshimet e para për bombol gazi, pritet ekspertiza për shkakun
4 Nëntor, 19:01 -
'Ku të fle tani, kujt t’i bie në qafë?' Banori i pallatit të dëmtuar nga shpërthimi në Elbasan rrëfen tmerrin: U hodha nga kati i dytë, më ra dera në kokë
4 Nëntor, 18:55 -
Flakët shuhen, pallati 5-katësh në Elbasan kthehet në rrënoja! Disa kate të shembura mbi njëri-tjetrin
4 Nëntor, 18:46 -
Spahiu: Këshilli Kombëtar i të Moshuarve, një zë i drejtpërdrejtë në vendimmarrje! Kujdesi i integruar shëndetësor e social, prioritete të Buxhetit 2027
4 Nëntor, 18:30 -
E fshehur brenda çantës në derën e pasme të furgonit, kapet 1 kg kokainë në pikën kufitare të Muriqanit! Arrestohet 56-vjeçari (EMRI)
4 Nëntor, 18:19 -
Bulqizë/ Gjatë gjuetisë, 44-vjeçari qëllon aksidentalisht me çifte një 29-vjeçar! Humb jetën i riu, arrestohet autori
4 Nëntor, 18:17 -
Dëgjova shpërthimin dhe u turra me vrap në shtëpi', banori rrëfen si shpëtoi nënën dhe bashkëshorten mes tymit të zi
4 Nëntor, 17:32 -
Zjarri në pallatin në Elbasan, Llatja: Flakët nisën në katin e tretë! Është shembur niveli i katërt si dhe shkallët lidhëse
4 Nëntor, 17:27 -
Shpërthimi në Elbasan, zjarrfikësit evakuojnë banorët
4 Nëntor, 17:21 -
Pallati i djegur në Elbasan/ Në flakë dhe e shembur, Report Tv siguron pamjet e pjesës së pasme të ndërtesës
4 Nëntor, 17:13 -
E rëndë në Elbasan! Pallati përpihet nga flakët, shkatërrohet nga shpërthimi i fuqishëm! Ndërron jetë 82-vjeçarja, nuk gjendet një burrë, 10 banorë në spital (VIDEO)
4 Nëntor, 17:06 -
'U dëgjua si bombë, u trondit i gjithë pallati', banorët tregojnë momentet e shpërthimit të fuqishëm në Elbasan
4 Nëntor, 17:02 -
Shpërthimi në pallatin në Elbasan/ 8 të lënduar nën kujdesin e mjekëve, mes tyre një fëmijë
4 Nëntor, 16:48 -
Momenti kur nxirret trupi i pajetë i 83-vjeçares nga apartamenti në flakë në Elbasan
4 Nëntor, 16:44