Makina me të rinj del nga rruga në Librazhd-Qafë Thanë, vdes 18-vjeçari, 3 të tjerë plagosur

4 Shkurt, 22:32 | Përditesimi i fundit: 2024-02-04 22:47:40

Një aksident ka ndodhur në aksin Librazhd-Qafë-Thanë në vendin e quajtur mbikalimi i trenit në Dragostunjë. Një makinë tip Benz me targa AB297FX, me drejtues Meglind Zeneli ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga dhe për pasojë një ka ndërruar jetë dhe janë plagosur 3 persona.