Makina përfundon në 15 m në humnerë në Poliçan, shoferi shpëton mrekullisht, bërtet me të madhe pasi doli gjallë: Zoti më shpëtoi se isha në Teqenë e Abaz Aliut

22 Gusht 2021, 21:13 | Përditesimi: 22 Gusht 2021, 21:13

BERAT- Një aksident tjetër i rëndë është regjistruar sot në fshatin Fushë-Peshtan në qytetin e Poliçanit. Një automjet tip Benz Fuoristradë, me targa AA 029 CS ka humbur kontrrollin, duke dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi rreth 15 metra.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Fushë-Peshtan në Poliçan rreth orën 19:45 të mbrëmjes së sotme.Pas rrëzimit, drejtuesi i mjetit ka dalë pa lëndime nga makina duke bërtitur "Zoti më shpëtoi se isha në Teqenë e Abaz Aliut".

LR/Shqiptarja.com